Ujëvarat e Viktoria këtë vit janë tharë në pjesën më të madhe të tyre për shkak të thatësirës më të dobët që i ka goditur në njëqind vitet e fundit.
Të vendosura në kufirin midis Zambisë dhe Zimbabve, ato janë një nga ujëvarat më të mëdha dhe më spektakolare në botë.
Fotografitë dramatike tregojnë se sa ujë kishte në janar të këtij viti, ndërsa në dhjetor nuk kishte ujë.
Një pjesë e ujëvarës rrjedh akoma pak poshtë një pjerrësi më shumë se 100 metra të thellë, ndërsa një pjesë e madhe është tharë plotësisht.
Ekspertët kanë frikë se ndryshimi i klimës po e shkakton këtë dhe popullsia atje mund të mbetet pa turistë.
Miliona turistë vijnë në Zimbabve dhe Zambia çdo vit vetëm për të parë skenarin e bukur të ujëvarave Victoria.
“Vitet e kaluara ka pasur thatësira, por jo si kjo. Kjo është hera jonë e parë për të parë diçka të tillë”, tha shitësi i suvenireve Dominic Niambe, raporton Guardian.
Për shkak të niveleve të ulëta të ujit të lumit Zambezi, popullsia lokale ishte tashmë pa energji elektrike, pasi mbështeten në një hidrocentral në lumë. Për më tepër, thatësira preku edhe të lashtat, dhe ndihma ushqimore dhe uji së shpejti mund të nevojitet nga 45 milionë njerëz. /Gazeta Sinjali/