Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë raportohen raste të dhunën në familje nga familjarët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe dje në Prishtinë, ku një 20-vjeçare ka deklaruar se është dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga familjarët e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima i ka raportuar në Polici prindërit e saj, pasi ata kanë shkuar me forcë në vendin ku ajo ndodhej me të dashurin e saj dhe e kanë marrë me dhunë dhe e kanë dërguar në shtëpi.
Të njëjtat burime tregojnë, se vajza vazhdimisht ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga prindërit dhe vëllai i saj.
Ajo siç merr vesh Gazeta Sinjali është larguar nga shtëpia dhe është strehuar në Strehimore.
Prokurori i Shtetit rastin e ka iniciuar si dhunë në familje, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.