image Ndodh mrekullia - Mbijeton foshnja 580 gramësh e infektuar me koronavirus
[wp-story id="814678"]

Botë

Ndodh mrekullia – Mbijeton foshnja 580 gramësh e infektuar me koronavirus

news image

Në Lima të Perusë ka ndodhur diçka e pazakontë.

Bëhet fjalë për një foshnje e cila është lindur në muajin e gjashtë, me një peshë prej 580 gramë e cila ishte e infektuar me koronavirus.

Pas një muaji të kaluar në inkubator, Jorgeja i vogël arriti të peshonte 930 gramë, u shërua nga koronavirusi dhe u bashkua për pak kohë me nënën e tij 27 vjeçare.

“Ai është fëmija me moshën më të re i lindur nga një nënë e sëmurë nga Covid-19 në vendin tonë,” tha mjekja Marilu Pachas. Shtatzënia e gruas së re nuk kishte qenë e lehtë.

Foshnja, e cila ende ka nevojë për ndihmën e një respiratori, erdhi në jetë më 15 qershor, pa bërë as gjashtë muaj të plotë në barkun e të ëmës, të cilën një patologji e detyroi të ndërpriste barrën. Doktorët thonë se mushkëritë e fëmijës kanë nisur të rikuperohen. Nëna e tij muajin e fundit e kaloi në izolim. Tani për prindërit mund të organizohen vizita me bebin, të cilin mund ta monitorojnë gjithashtu përmes lidhjeve me video./Gazeta Sinjali/