image Ndodh edhe kjo: Gruaja shtatzënë fillon të lindë gjatë koncertit të Beyonces - VIDEO

Të tjera

Ndodh edhe kjo: Gruaja shtatzënë fillon të lindë gjatë koncertit të Beyonces – VIDEO

news image

Një koncert i Beyoncé në Kaliforni u bë tepër i paharrueshëm për një fanse shtatzënë kur ajo filloi të lindë gjatë performancës së superyllit.

Sarah Francis Jones, një aktore dhe kërcimtare e cila është shfaqur në filma duke përfshirë ‘Honey and Hairspray’, tha se ajo dhe partneri i saj, aktori i ‘The Neighborhood’, Marcel Spears, ishin duke ndjekur koncertin e Beyonce-s të hënën në mbrëmje në stadiumin SoFi në Inglewood, kur ajo filloi të kishte kontraktime.

“Unë thashë që diçka po ndodh”, u shpreh Jones për KTLA-TV. “Zakonisht më pëlqen të kërcej në koncert dhe thash me vete “OK, më duhet të ulem për një sekond”.

Në fillim, Jones dhe Spears menduan se ishin thjesht disa kontraktime, por çifti vendosi gjatë largimit nga koncerti se Jones mund të ishte me të vërtetë duke lindur dhe ju drejtuan spitalit.

https://www.youtube.com/watch?v=6kMIOhfK-HM

/GazetaSinjali/