image Ndodh edhe kjo, dhëndri ndal dasmën në gjysmë: Zemra ime i përket dikujt tjetër

Të tjera

Ndodh edhe kjo, dhëndri ndal dasmën në gjysmë: Zemra ime i përket dikujt tjetër

news image

Deklarata e një dhëndri kishte përlotur dasmorët gjatë ceremonisë së një dasme në Portugali.

Bëhet fjalë për një çift nga Portugalia, të quajtur Jefferson dhe Jessica. Teksa po bëheshin betimet, një moment i papritur ishte kur dhëndri ndaloi ceremoninë për të bërë një deklaratë të veçantë.

Jefferson, tha se kishte për të bërë një rrëfim pasi zemra e tij i përkiste dikujt tjetër. Të gjithë u shokuan në fillim, por kur para të gjithëve doli vajza e gruas, të cilën ajo e ka nga martesa e parë, të gjithë shpërthyen në lot.

Emocione të forta përjetoi dhe nusja teksa dëgjonte këto fjalë prekëse në ditën më të bukur, nga bashkëshorti i ardhshëm. Jefferson u betua në mes dasmorëve duke thënë se 8-vjeçaren do ta dojë dhe do ta mbrojë deri në fund të jetës dhe se ndihet krenar që është babi i një vajze si ajo./GazetaSinjali/