image Ndodh edhe kjo: Burri në Indi hip familjen e tij 7-anëtarëshe në motoçikletë

Qesharake

Ndodh edhe kjo: Burri në Indi hip familjen e tij 7-anëtarëshe në motoçikletë

news image

Një video që u bë virale është publikuar së fundi në Twitter, ku një burrë shihet teksa tenton t’i bartë me motoçikletën e tij të gjithë familjen, raporton Gazeta Sinjali.

Videon e ka publikuar një zyrtare e Qeverisë së Indisë, Supriya Sahu, e cila është shprehur pa fjalë pas pamjeve që pa.

Në video shihet një burrë me motoçikletën e tij me një fëmijë të ulur përpara dhe tre fëmijë të tjerë dhe dy gra që presin të hipin në automjet. 

Më pas edhe një fëmijë tjetër shihet duke u rregulluar në biçikletë, pas së cilës edhe pjesa tjetër e familjes ‘pozicionohet’ në motoçikletë. 

Gjithashtu shihet se as personi që nget biçikletën dhe as gratë dhe fëmijët nuk kanë helmeta, duke rrezikuar kështu jetët e të gjithëve.

/GazetaSinjali/