Një oficer i Lake Worth po përballet me një padi pasi departamenti i policisë tha se ai goditi një burrë të identifikuar si Dustin Bates me veturën patrulluese derisa po e ndiqte në tentativë për ta ndaluar.
Padia e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Fort Worth të hënën, i quajti filmimet e kamerës së oficerit Jonathan Granado “tronditëse” dhe akuzoi Granadon për goditjen e qëllimshme.
Bates mbijetoi, por pësoi një thyerje të shtyllës kurrizore, brinjëve dhe këmbës, sipas padisë.
Shefi i policisë së Lake Worth foli në një konferencë shtypi ku dha detaje për incidentin.
Incidenti ndodhi në vitin 2020 në bulevardin Lake Worth, ku Bates, me motoçikletën e tij në korsitë drejt lindjes, ndaloi në një semafor të kuq në Boat Club Road.
Shefi i Policisë tha se Granado u përpoq ta ndalonte, por Bates u largua me shpejtësi, duke çuar në një ndjekje.
Kur Bates u largua nga autostrada, ai humbi kontrollin e motoçikletës së tij.
Bates rrëshqiti nga motoçikleta dhe u fut në një zonë me bar. Më pas ai vrapoi në një fushë bari në një përpjekje për të dalë në rrugë, thuhej në padi.
Pamjet e Dashcam-it të përfshira në padi treguan Bates duke vrapuar nëpër platformën e daljes së autostradës, drejt fushës.
Më pas oficeri u afrua me shpejtësi dhe e përplas.
Më poshtë gjeni videon: