image Ndihmëssekretari i NATO-s: Jo hapje të njëanshme të Urës së Ibrit

Politikë

Ndihmëssekretari i NATO-s: Jo hapje të njëanshme të Urës së Ibrit

news image

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge ka thënë se Aleanca nuk dëshiron asnjë hap të njëanshëm sa i përket hapjes së Urës së Ibrit.

Ruge ka thënë se nuk dëshirojnë të shohin ushtarët e KFOR-it të vendosen para një vale rreziku.

“E kam njohur kryeministrin Kurti që nga viti 2002 kur kam shërbyer në Kosovë dhe kam respekt të madh për të. Kur flasim për Urën e Ibrit duhet të përsëris atë që kam thënë në gusht dhe atë që ka thënë Admirali (Stuart) Munsch, komandanti i komandës në Napoli, se nuk duam asnjë hap të njëanshëm sa i përket kësaj ure. E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Ruge.

Ai tutje tha se nuk do asnjë veprim të njëanshme në hapjen e urës së Ibrit, dhe se presin që të gjitha palët të përfshihen në komunikim.

“Ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë, kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, andaj presim që palët ta respektojnë këtë”, u shpreh ai në Klan.

Ai ka thënë po ashtu se NATO-ja nuk planifikon ta shtojë prezencën në Kosovë.

“Jo, nuk planifikojmë. Mendoj se kemi konsolidim të mirë aktualisht. Ne kemi sjellë trupa të forcës operacionale rezervë, po e shohim nga afër situatën, por në përgjithësi, sa i përket nivelit të forcës, ndjejmë se kemi atë çfarë na duhet për ta mbajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt”, ka thënë Ruge.

/GazetaSinjali/