image Ndihmësi i Netanyahut: Izraeli e pranoi planin e Bidenit për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Botë

Ndihmësi i Netanyahut: Izraeli e pranoi planin e Bidenit për t’i dhënë fund luftës në Gaza

news image

Një ndihmës i kryeministrit Benjamin Netanyahu konfirmoi të dielën se Izraeli e ka pranuar një marrëveshje kornizë për përfundimin e luftës në Gaza që tani po avancohet nga presidenti amerikan Joe Biden, shkruan The Guardian.

Në një intervistë me The Sunday Times, Ophir Falk, këshilltari kryesor i Netanyahut për politikën e jashtme, tha se propozimi i Biden ishte “një marrëveshje për të cilën ramë dakord… nuk është një marrëveshje e mirë, por ne duam shumë që pengjet të lirohen, të gjithë”.

“Ka shumë detaje për t’u përpunuar”, tha ai, duke shtuar se kushtet izraelite, duke përfshirë “lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste gjenocidale” nuk kanë ndryshuar.

Biden të premten transmetoi atë që ai e përshkroi si një plan trefazor të paraqitur nga qeveria Netanyahu për t’i dhënë fund luftës.

/GazetaSinjali/