image Ndezën zjarrin për skarë u merr flakë shtëpia

Rajon

Ndezën zjarrin për skarë u merr flakë shtëpia

news image

Ndezja e zjarrit ne nje oxhak ka shkaktuar perfshirjen nga flaket te nje apartamenti ne Sarande.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e sotme ne lagjen nr.4 te qytetit bregdetar. Familjaret e kishin ndezur zjarrin ne oxhak me qellim per te bere skare. Situata doli jashte kontrollit por fale nderhyrjes ne kohe te sherbimit zjarrfikes u be i mundur neutralizimi i flakeve. Nga zjarri jane shenuar vetem deme materiale.