image Ndeshja e sotme ndaj Australisë e veçantë për Messin, argjentinasi zhvillon ndeshjen e 1000-të në karrierë

Futboll

Ndeshja e sotme ndaj Australisë e veçantë për Messin, argjentinasi zhvillon ndeshjen e 1000-të në karrierë

news image

Argjentina dhe Australia do të takohen sonte në raundin e 16-të të Botërorit të Katarit.

Për lojtarin më të mirë të kësaj kombëtare, Lionel Messin, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë.

Ndeshja e sotme e tij do të jetë e 1000-ta në karrierën profesionale.

Në 999 ndeshje për klub dhe kombëtare, argjentinasi ka 788 gola dhe 348 asistime, një mesatare të golit çdo 104 minuta, dhe një mesatare e kontributit për gol çdo 72 minuta.

Messi ka 778 paraqitje për Barcelonën, 168 për Argjentinën dhe 53 për PSG-në.

35-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Argjentinës, me 93 gola.

Ndërkohë për të bërë një krahasim, portugezi Cristiano Ronaldo ka 819 gola në 1143 paraqitje në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

/GazetaSinjaliSport/