image Ndërtesa tetëkatëshe përfshihet nga flakët në Paris, 180 zjarrfikës në luftë për të shuar zjarrin

Evropë

Ndërtesa tetëkatëshe përfshihet nga flakët në Paris, 180 zjarrfikës në luftë për të shuar zjarrin

news image

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot një ndërtesë tetëkatëshe në ndërtim në një lagje të Parisit, duke mobilizuar një numër të madh zjarrfikësish. Mediat franceze raportojnë se rreth 180 zjarrfikës dhe 60 automjete janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët që kanë kapluar objektin.

Sipas televizionit BFM, nuk ka raportime për persona të lënduar. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ndërtesa ishte në proces ndërtimi dhe se të gjithë punëtorët janë evakuuar me sukses dhe në kohë.

Në një njoftim në platformën X, administrata e qytetit të Parisit konfirmoi se zjarri ka shpërthyer në ndërtesën “Messager”, e cila ndodhet në rrugën “Charolais”.

“Ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje duke u përpjekur të shuajnë zjarrin. Ju lutemi shmangni zonën”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të mos i afrohen zonës derisa operacioni të përfundojë. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet kanë nisur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/