image Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa ndriçohet me ngjyrat e flamurit shqiptar

Botë

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa ndriçohet me ngjyrat e flamurit shqiptar

news image

Në mesin e urimeve të shumta për festën e 28 Nëntorit, një urim kreativ dhe i veçantë ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u ‘vesh’ pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.

Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar.

/GazetaSinjali/