Sot, më 17 maj, është shënuar Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, raporton Gazeta Sinjali.
Për të vazhduar traditën edhe sivjet objekti i Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+.
“Edhe këtë vit, siç është bërë tashmë traditë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, kështu duke u solidarizuar me personat LGBTIQ+. Së bashku rezistojmë, mbështesim, shërojmë. Gëzuar IDAHOBIT!”, thuhet në faqen e OJQ-së “Cel Kosovo”./Gazeta Sinjali/