Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haqif Kadriaj, nga Komuna e Suharekës.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, përmes postimeve në rrjetin social Facebook.
Kadriaj ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. I ndjeri ishte luftëtar i orëve të para në Komunën e Suharekës, komandant i zonës së Pashtrikut Brigada 123.