image Ndërron jetë veterani e invalidi i luftës së UÇK-së, Nusret Musliu

Sociale

Ndërron jetë veterani e invalidi i luftës së UÇK-së, Nusret Musliu

news image

Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nusret Musliu, i njohur me nofkën “Curri” ka ndërruar jetë sot pas një sulmi kardiak, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Shtime.

“Bashkëluftëtari ynë na iku papritmas dhe ky lajmë na tronditi thellë neve të gjithë bashkëluftëtarëve, familjarët e miqtë e tij e të gjithë ata që e njohën dhe bashkëvepruan me Nusretin “CURRIN”. Ai pas një sulmi kardiak sonte shkoj në amshim duke na lënë të pikëlluar, lutemi për shpirtin e tij”, thuhet në njoftim.

Organizata e Veteranëve dega në Shtime u ka shprehur ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë miqve të Nusretit.

/GazetaSinjali/