Bateristi legjendar, Ginger Baker, një nga themeluesit e grupit britanik “Cream”, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, ndërsa djali i muzikantit ka shkruar në Twitter se baba i tij ka ndërruar jetë në paqe në spital.
Baker njihet si një nga bateristët më inovativë dhe me shumë ndikim në muzikën botërore – njofton BBC.
Stili i tij karakterizohej nga një kombinim i fuqisë së zhanreve xhaz dhe rok të papërpunuar, transmeton KP. Ai ishte një personalitet temperament dhe konfliktuoz, sjellja e të cilit në skenë shpesh shkaktonte probleme.
Grupi tre anëtarësh, “Cream”, luajti nga viti 1966 deri në vitin 1968. Së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, Jack Bruce dhe Eric Clapton, ai u pranua në shtëpinë e të famshmëve Rock and Roll Hall of Fame në 1993.