image Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i UÇK-së Rexhail Qerimi, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”
[wp-story id="814678"]

Rajon

Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i UÇK-së Rexhail Qerimi, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”

news image

Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Rrethanat e vdekjes nuk dihen akoma, por sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi ka gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në tru.

Të njëjtat burime thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjën e burgut, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Familjarët për disa orë nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e pajetë të Qerimit, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi.

Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut.

Trupi i pajetë i të ndjerit do të kthehet në burgun e Idrizovës, ndërsa familjarët presin që në mëngjes ta pranojnë kufomën për varrim.

Më 26 nëntor të vitit 2008, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi.

Gjithashtu ishin plagosur edhe dy kolegë të tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski.

/GazetaSinjali/