image Ndërron jetë profesoresha Lulije Kukaj Buzhala

Sociale

Ndërron jetë profesoresha Lulije Kukaj Buzhala

news image

Sot ka ndërruar jetë profesoresha e Gjuhës Shqipe Lulije Kukaj Buzhala.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook duke kujtuar dhe vlerësuar figurën dhe rendësin që profesoresha ka pasur në shoqëri.

Lulije Kukaj Buzhala ishte një aktiviste e çështjeve kombëtare e cila kontribuoi në edukimin e shumë gjeneratave gjatë periudhës së para luftës

Postimi i plotë:

Sot paska ndrru jetë e mira, shoqja jonë, Lulije Kukaj Buzhala, profesoreshë e Gjuhës Shqipe.

Ishte aktiviste e ditëve të para për të mirën kombëtare, me gjithë familjen e saj, në krahë të presidentin Ibrahim Rugova…!

Një laps kujtim dhuratë nga presidenti historik e ruante me fanatizëm dhe si diqka shumë të vlefshme dhe çdo here e tregonte me krenari momentin kur i ishte dhuruar…!

Lulja punoi për shumë vite në edukimin e gjeneratave të reja.

Për dy mandatete të plota ishte kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së dega në Prizren, gjatë së cilës kohë punoi me shumë njerëzi për të mirën e përgjithëshme dhe kontriboi fuqishëm për një frymë bashkpunimi në mes anëtareve të forumit!

Nuk po mundem të besoj…dje ishim s’ bashku!

Dritë e qetësi i past shpirti!

Ngushëllime familjeve të respektuara Kukaj dhe Buzhala si dhe miqëve e kolegëve të Lules!

Sot paska ndrru jetë e mira, shoqja jonë, Lulije Kukaj Buzhala, profesoreshë e Gjuhës Shqipe.Ishte aktiviste e ditëve…

Posted by Mybera Shala Mustafa on Thursday, December 15, 2022

/GazetaSinjali/