Ka ndërruar jetë njëri nga personat e akuzuar për rastin tragjik në Koçan.
Bëhet fjalë për Ljupço Grnçishtanov, 54 vjeç, i cili ishte i përfshirë si i akuzuar në procesin gjyqësor lidhur me aksidentin e rëndë që kishte tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportimeve, Grnçishtanov kishte shërbyer më herët si Inspektor i Përgjithshëm në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke ushtruar këtë funksion nga viti 2013 deri në vitin 2025.
Ai ishte akuzuar për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike” në kuadër të hetimeve për rastin e Koçanit, ndërsa gjatë procesit kishte kaluar një periudhë paraburgimi dhe më pas arrest shtëpiak.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për rrethanat e vdekjes së tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!