Maqedonia e Veriut ka konfirmuar se ka vdekur personi i dytë nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë në vend informon se një pacient me COVID-19 ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra .
Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars.
“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Numri i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet është 114./GazetaSinjali/