image Ndërron jetë në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Lipjan

Siguri

Ndërron jetë në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Lipjan

news image

Lëndimet që i pësoi një javë më parë në një aksident në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan ishin vdekjeprurëse për një qytetar.

Gazeta Sinjali mëson se një person që ishte lënduar në këtë aksident ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes së 22 marsit dhe që nga ajo kohë ai ishte duke u trajtuar në QKUK.

Burime të Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i është dorëzuar për obduksion Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/