image Ndërron jetë në moshë të re ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Shqipëri

Ndërron jetë në moshë të re ish-bashkëshorti i Grida Dumës

news image

Ka ndërruar jetë diplomati i njohur Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës dhe baba i një djali. Lajmi për humbjen e tij ka tronditur shumë, si miqtë dhe familjarët e tij, ashtu edhe kolegët që e njohën nga afër.

I njohur për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin e tij në punë, vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh për ata që e çmonin.

Lajmin për ndarjen nga jeta e Ilir Shkinës e shpalli politikania Majlinda Bregu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.

Postimi i Majlinda Bregut:

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/