image Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Skënder Haliti

Sociale

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Skënder Haliti

news image

Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së e TMK-së, Skënder Haliti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ishte edhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovëss, ku së fundmi ka marrë gradën e kolonelit.

Lajmin për vdekjen e Halitit e kanë bërë të ditur familjarët dhe kolegët e tij.

I trishtë kumti për vdekjen tuaj, Komandant Skender Haliti. Shumë krenar që pata rastin të punojë  me ju dhe nën komandën tuaj, do të kujtoj si një lider shembull në udhëheqje, pusho në paqe Komandant!”, kanë shkruar ata.

Gjithashtu, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha u ka shprehur ngushëllime familjes së Halitit.

Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Berisha.

I ndjeri ishte përmendur edhe për luftën e Koshares dhe njihej si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të heroit, Agim Ramadani.

/GazetaSinjali/