Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Ajvazi, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Ajvazi ishte pjesëtar i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” nga Zona Operative e Llapit.
Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër, më 11 qershor, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Milloshevë të Obiliqit./Gazeta Sinjali/