image Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Haradinaj shpreh ngushëllime

Sociale

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Haradinaj shpreh ngushëllime

news image

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Kleqka, shkruan Gazeta Sinjali.

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij.

Sipas Haradinaj, Luani ishte i dalluar si në Luftën Çlirimtare ashtu edhe në rrethana paqeje.

“Ndajmë dhembjen me familjen Kleqka, bashkëluftëtarët e Luanit dhe gjithë ata që patën rastin ta njohin” është shprehur Haradinaj.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e luftëtarit të dalluar të UÇK-së Luan Kleqka

Ikja në amshim në moshë ende të re, e bënë Luanin njeriun që krijon boshllëk në shoqërinë tonë. Ishte i dalluar në Luftën Çlirimtare për të vazhduar njëjtë edhe në rrethana paqeje, me të njëjtin vullnet.

Ndajmë dhembjen me familjen Kleqka, bashkëluftëtarët e Luanit dhe gjithë ata që patën rastin ta njohin.

Luani u prehtë në paqe! /Gazeta Sinjali/