Sot ka ndërruar jetë eprori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Rexhep Spahiu, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur mbesa e tij, përmes një postimi në Facebook.
Spahiu ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
“Na pikëlloi lajmi për vdekjen tënde Agji Agron. Ndërroi jetë Major Agron Rexhep Spahiu. Agji Agron përjetove tri herë plagën e luftës, plumbin e fundit e hoqe nga trupi tash së fundi, duke na kujtuar edhe një herë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Allahu të pastë shpërblye me Xhenet Inshalla. Ngushëllime mbarë familjes Spahiu”, shkroi ajo në Facebook.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Runik, sipas kushteve të pandemisë./Gazeta Sinjali/