image Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Sociale

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

news image

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari dhe humanisti, Halim Zogaj, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

“E nderuar familje Zogaj, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të baces Halim Zogaj, veteran i UÇK-së dhe veprimtarë i hershëm e humanist i njohur. Andaj, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën bacen Halim! Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij. Ngushëllime”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/