image Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Sociale

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

news image

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gazetari, Blerim Zhabari, ka ndërruar jetë sot, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur miku i tij, Gazmend Morina.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë Blerim Zhabari. Blerim, ishe shoku më besnik, njeri i urtë e intelektual i dalluar, veteran që lë Zvicrën për t’iu bashkuar në orët e para UÇK-së, gazetar i shquar e familjar i devotshëm”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/