image Ndërron jetë nga COVID-19 gruaja e Adem Demaçit

Sociale

Ndërron jetë nga COVID-19 gruaja e Adem Demaçit

news image

Ka ndërruar jetë bashkëshortja e veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, Xhemajlie Hoxha-Demaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e Xhemajlie Demaçit e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Djali i saj, Shqiptar Demaçi ka bërë të ditur se ajo ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19.

Njoftimi i bërë në Facebook:

Ju njoftojme se nena, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi nderroi jete sot pasdite nga pasojat e Covid 19.

Varrimi behet neser ne ora 12 30 ne varrezat e Lagjes Arberia (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar.

Te pame nuk do te organizohet per shkak te pandemise. Faleminderit shume per ngushellimet tuaja.

Familja Demaçi

/Gazeta Sinjali/