image Ndërron jetë djali i Ikballe Hudutit

Sociale

Ndërron jetë djali i Ikballe Hudutit

news image

Ikballe Berisha – Huduti, e akuzuara për veprën penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”, ka njoftuar se ka humbur djalin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha – Huduti ka shkruar se i biri i saj ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

“Gëzimi i parë i nanës, biri im, Ahmedi, sonta na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do t’i kthehemi, po sot, babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me COVID dhe me shtrëngim gjoksi. Por, do të duroj, se Zoti kështu paska desh.”

“Zoti vendosi të më sprovojë edhe me këtë dhimbje që qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të ekzistojnë në botë. S’keni nevojë për vizitë, ngushëllime në shtëpinë tonë, sepse e gjithë familja jemi keq të sëmurë me virus. Vetëm ju lutemi, bani lutje e kërkim rahmeti për shpirtin e djalit tim, Ahmed, inshallah Zoti e gradon në Xhennet, e shpëton nga azabet e varrit”, shkroi ajo në Facebook.

Shënim: E apostrofuara në këtë artikull prezumohet e pafajshme derisa fajësia e saj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/