Ka humbur jetën, babai i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Xhelal Basha ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Basha kishte qëndruar për një kohë të gjatë në spital por nuk ka arritur që të mposht sëmundjen që i ka marrë dhe jetën.
E për humbjen e Bashës ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen e Bashës.
“Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë Xhelal Basha, babai i mikut tim Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.Me këtë rast ngushëlloj familjen Basha, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.Xhelali u prehtë në paqe! RH“, ka shkruar ai.