Funerali i ish-yllit të One Direction, Liam Payne, do të zhvillohet të mërkurën, pas rreth 1 muaji që kur ndërroi jetë.
Ceremonia do të zhvillohet në Home Counties, ku do të marrin pjesë familja dhe miqtë më të ngushtë.
Muzikanti vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Autopsia konfirmoi se 31-vjeçari kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta traumatike të marra si pasojë e rënies.
Payne ishte një nga emrat më të njohur të pop-it, pasi u bë i famshëm në X Factor në vitin 2010.