image Përfundon seanca e Kuvendit, vazhdon të hënën

Politikë

Përfundon seanca e Kuvendit, vazhdon të hënën

news image

Seanca e Kuvendit ka mbyllur punimet për të vazhduar të hënën me pikat e mbetura. Ndërsa nesër vazhdon seanca në të cilën pritet të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes, kryeministri Avdullah Hoti, njofton Gazeta Sinjali.

Në seancën e sotme ishin në rend dite projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike, por që asnjëri nuk mori votat e duhura.

Ndërsa deputetët me shumicë votash votuan marrëveshjen e IPA-së.

Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. /Gazeta Sinjali/