image Ndërpritet masa e suspendimit ndaj tre zyrtarëve policorë që u hoqën nga puna pas vizitës së Sveçlës në Veri

Drejtësi

Ndërpritet masa e suspendimit ndaj tre zyrtarëve policorë që u hoqën nga puna pas vizitës së Sveçlës në Veri

news image

Njësitë e veçantë të Policisë, përveç që po e luftojnë krimin gjithandej Kosovës, po e mbrojnë sovranitetin edhe në pjesën veriore. Për këtë, pushtetarët nuk harrojnë të krenohen kurdo që veriu përmendet dhe në të gjitha këto raste me aksionet e suksesshme të Policisë. Por, e kundërta ndodhi me datën 18 tetor kur një vizitë e ministrit Xhelal Sveçla në atë pjesë, iu kushtoi tre policëve me suspendim, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Por siç merr vesh Sinjali sot, tre zyrtarëve policorë i është ndërprerë masa e suspendimit që i’u ishte caktuar me 18 tetor dhe se ata pritet të rikthehen në punë.

Tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt (emra të njohur për redaksinë) që po ruajnë rendin dhe po mbrojnë ligjin në pjesën veriore të Kosovës, në orar 24-orësh në asistencë, u suspenduan nga puna me datën 18 tetor pas një vizite të ministrit Sveçla.

Sinjali raporti se një vizitë e pakonfirmuar e ministrit te komuna paralele në Mitrovicë të Veriut, pasoi me masën e suspendimit ndaj këtyre tre policëve të njësisë së veçantë që po ruanin objektin 3 katësh.

Sipas informacioneve që kishte siguruar Sinjali, pikërisht në atë kohë, derisa policët ndodheshin brenda, ka arritur Sveçla – që siç duket ka pritur që policët të jenë para objektit, por derisa këta të fundit po kryenin kontrolle – vonesa disa minutëshe për t’i dalë përpara Sveçlës u kushtoi.

Kujtojmë se pasi ministri u largua nga aty, Gazeta Sinjali mori vesh se pas 4-5 orë u mor vendimi për suspendimin e tre policëve.

/GazetaSinjali/