Gjatë transmetimit televiziv të fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pasur një ndërprerje të shkurtër të sinjalit televiziv.
Siç raporton Radio Televizioni i Serbisë, ndërprerja është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, duke tërhequr qëllimisht kabllot e rrymës nga mjeti i transmetimit satelitor.
Për këtë RTS-ja u ka kërkuar falje shikuesve, edhe pse ndërprerja e transmetimit, siç kanë thënë, ka qenë për faj të dikujt tjetër.
Siç bëhet e ditur, Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut dhe foli për çështje që kanë të bëjnë me ndërmarrjen “Rio Tinto”, Ligjin për Shpronësimin dhe tema të tjera./GazetaSinjali/