Ndeshja çerekfinale mes Golden Eagle Yllit e Pejës është ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë.
Gjyqtarët e ndeshjes morën vendimin ta ndërpresin ndeshjen për shkak të fyerjeve të vazhdueshme në kor të tifozëve vendas dhe hedhjeve të gjësendeve në parket.
Po ashtu, ekipi i Pejës është ankuar se basketbollistët e tyre janë sulmuar gjatë hyrjes në zhveshtore.
Deri në përfundimin e takimit rezultati ishte 31-36 në të mirë të mysafirëve.