image Ndërprerje të rrymës në Prishtinë, KEDS tregon arsyen

Sociale

Ndërprerje të rrymës në Prishtinë, KEDS tregon arsyen

news image

KEDS ka njoftuar se ekipet e tyre janë duke realizuar punime të planifikuara në rrjet në stabilimentin shpërndarës “Bregu i Diellit-1100”, ku afektohet edhe lagjja e spitalit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, punimet janë duke u zhvilluar në intervalin kohor 10:00 deri në 18:00 dhe si pasojë e kësaj do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë.

“Ekipet kontraktore të KEDS janë duke realizuar punime të planifikuara në rrjet ku po bëjnë punimin e kokave dhe lidhëseve të tensionit të mesëm në stabilimentin shpërndarës ‘Bregu i Diellit-1100’. Nga këto punime afektohet një pjesë e lagjes së spitalit. Punimet po zhvillohen në kuadër të projekteve të planifikuara investive në intervalin kohor 10:00 – 18:00. Për shkak se punimet nuk mund të zhvillohen nën tension, gjatë këtij intervali kohor ka ndërprerje të planifikuar të energjisë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/