Ndeshja e Gjermanisë kundër Danimarkës u pezullua pak minuta më parë.
Kjo për shkak të rrufesë dhe kushteve të këqija të motit që po mbizotrojnë aktualisht në “Signal Iduna Park” në Dortmund.
Referi kryesor i ndeshjes, Michael Oliver urdhëroi dy skuadrat që të shkojnë në zhveshtore.
E pas një pauze, me të parë gjendjen e fushës dhe ndaljes së shiut, Oliver ka marrë vendim që ndeshja të riluhet.
Pas 30 minutave që nga ndërprerja, ndeshja do të rinisë përsëri.