Emanuel Adebayor momentalisht është në Paraguai, pjesë e ekipit të olimpia Asuncion.
Ndërsa, në ndeshjen e zhvilluar në Copa Libertadores, ai është bërë protagonist, por jo për golat e shënuar.
Togolezi bëri një ndërhyrje të tmerrshme në kundërshtarin, e cila u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Përkundër kësaj, ekipi i tij arriti të fitojë 2:1./Gazeta Sinjali/