Një konflikt mes Ilnisës dhe Erjolës në kuzhinë, rrezikoi të dyja vajzat, që po gatuanin me vaj të nxehtë.
Erjola shkoi në kuzhinë të gatuante disa vezë, por nuk u lejua nga Ilnisa.
Gazetarja e kritikoi se po e bënte pis me vaj, ndërsa moderatorja i kujtoi se kuzhina nuk është pronë e saj.
Nga ana tjetër, Meri u kërkoi të kenë kujdes. Por më tej, banoret kaluan në ofendime ndaj njëra-tjetrës.
Erjola e quajti skizofrene, ndërsa Ilnisa e pyeti “kështu të kanë mësuar prindërit”.
Të më përmendësh babain dhe nënën që si kam, nuk ta lejoj,” u shpreh ashpër Erjola, “Po nuk bie në nivelin tënd.”