image Ndarje apo dashuri, parashikimi i yjeve për ju sot

Të tjera

Ndarje apo dashuri, parashikimi i yjeve për ju sot

news image

Parashikimi i yjeve për ju sot.

Dashi

Organizohuni sa më shpejt, sepse keni mbi supe shumë detyrime, që i keni lënë pas dore. Me përpjekje dhe me këmbëngulje planet tuaja do realizohen.

Mos ‘shpërtheni’ nervat tuaja te partneri pa asnjë arsye. Afrohuni më shumë me të, për të kapërcyer problemet që keni. Beqarët , mos e humbisni kohën tuaj në  flirtime të pa rëndësishme.

Demi

Shikoni me optimizëm gjërat që po ndodhin përreth jush.

Mos i lini të pashfrytëzuara mundësitë që ju paraqiten si në karrierë, ashtu edhe në dashuri. Mund të nisni një fillim të ri
dhe ta çoni lidhjen tuaj një hap para.

Binjakët

Ju pret një ditë e këndshme pasi disa lajme do t’ju bëjnë të shihni të ardhmen tuaj me më shumë optimizëm.
Planifikoni atë që dëshironi të bëni realitet dhe  shlyeni disa detyrime që ju kanë stresuar  deri më tani.

Beqarët së shpejti do të takoni dikë që do të zgjojë interesin tuaj.

Gaforrja

Disa fusha të jetës tuaj që ju shqetësonin, do të rregullohen tashmë.
Mos lejoni që mundësitë e sotme të shkojnë dëm. 

Në romancën tuaj me pak vullnet  mund të kapërceni të gjitha problemet që ju shqetësojnë dhe të afroheni me partnerin.

Beqarë  harroni të kaluarën dhe shikoni me optimizëm të tashmen, por edhe të ardhmen tuaj.

Luani

Planifikoni më shumë për sot dhe mos veproni me impulsivitet. Mirë është  të ruani qetësinë, në mënyrë që të zgjidhni  çështjet që ju shqetësojnë.

Kaloni  kohë të mirë me partnerin tuaj për sa kohë që nuk stresoni njëri tjetrin me problemet e punës.

Virgjëresha 

Vonesat do të jenë kryefjala e kësaj dite. Mundohuni t’i  zgjidhni  problemet me gjakftohtësi.

Mos u përfshini emocionalisht në ç’do situatë që ju del para.

Beqarët, nga mesdita e tutje ju ofrohen shumë mundësi për njohje.

Peshorja

Duhet të minimizoni nervozizmin dhe të shmangni veprimet e nxituara. Gjithashtu sigurohuni që t’i kushtoni vëmendjen e duhur fjalëve që thoni si edhe këshillave të familjarëve tuaj.

Dita favorizon beqarët për t’i shprehur ndjenjat personit që ju intereson. Guxoni sepse rezultati do t’ju befasojë!

Akrepi

Energjia juaj pozitive ju ndihmon të kapërceni vështirësitë të së kaluarës dhe të tashmes.

Mos harroni t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes, sepse mund të përballeni me një problem fizik nga lodhja dhe neglizhenca që tregoni.

Shigjetari

Sot parashikohet një ditë e qetë për ju, pa stres e pa debate.


Shijoni momente të bukura me familjarët tuaj. Mos harroni të planifikoni axhendën per javën e ardhshme, pasi parashikohet të jetë intensive.

Bricjapi

Keni filluar të injoroni situatat që nuk janë të rëndësishme për ju, gjë që ju jep më shumë kohë për t’u marrë me atë që në fund të fundit ia vlen të bëni.

Vazhdoni me qëllimet tuaja dhe është e sigurt se ajo që keni në mendje do të jetë më e mira për jetën tuaj.

Dita do jetë shumë romantike, pasi do kaloni momente të bukura me partnerin tuaj.

Ujori

Dita do të jetë mjaft e lodhshme dhe stresuese, në lidhje me detyrimet e ndryshme që keni.
Filloni të mendoni për zgjidhjen e shumë çështjeve që ju kanë stresuar për një kohë të gjatë.

Sot, dëgjojini nevojat e partnerit, sepse përndryshe parashikohen tensione.

Beqarët mund të presin lajme nga personi me të cilin kanë rënë në dashuri.

Peshqit

Sot jeni në ndihmë të familjarëve tuaj.

Por, para se ta bëni dhe të angazhoheni, sigurohuni që keni mjaft kohë në dispozicion, sepse përndryshe do t’i zhgënjeni dhe do të mërziten.
Romanca  do të jetë në kulmin e saj këtë të dielë.

Beqarët, shumë shpejt do të takoni personin e ëndrrave tuaja.

/GazetaSinjali/