Ditëve të fundit është krijuar debat në opinionin publik në lidhje me një deklaratë të tenistit serb, Novak Djokovic dhe kundërpërgjigjes së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ka bërë thirrje që “të ndalohen zënkat”.
“Mos e politizoni pagëzimin e fëmijëve. Zbatoni të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe shikoni përpara.” – ka shkruar ai tutje.
This should be an easy gesture to make for @albinkurti.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 19, 2023
Stop picking fights.
Don’t politicize the baptism of children.
Implement all past agreements and look forward.
Create jobs for young people. The people of the Balkans deserve peace and prosperity. https://t.co/5jizco2cts
Në fund, Grenell ka kërkuar që të krijohen vende pune për të rinjtë pasi që “populli i Ballkanit meriton paqe dhe prosperitet”.
“Dua ta shkoj në Kosovë me bashkëshorten time Jelena, për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin tetëvjeçar dhe Tarën pesëvjeçare. E di se kjo temë është shumë e ndjeshme.” – u shpreh Djokoviq para disa ditësh.
Ministri Çeku reagoi në rrjetin social në Tëitter duke shkruar: “Pa vaksinë nuk mund të hysh.”