image Ndalohet për 48 orë polici që u arrestua pasi dyshohet se shkatërroi provat në laboratorin e drogës në Zveçan

Siguri

Ndalohet për 48 orë polici që u arrestua pasi dyshohet se shkatërroi provat në laboratorin e drogës në Zveçan

news image

Andria Rakiq, zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës, është arrestuar sot pasi që dyshohet se ka dëmtuar provat në laboratorin e drogës që u zbulua dje në Zveçan, raporton Gazeta Sinjali.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, Rakiq i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas njoftimit të IPK-së, Rakiq dyshohet se ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova”.

Sinjali mëson se Rakiq dyshohet se ka qenë në sigurimin e vendit të ngjarjes pas përfundimit të aksionit, ku dyshohet se me qëllim të zhdukjes së gjurmëve për personat e implikuar në laboratorin e drogës, dëmtoi fizikisht kamerat dhe ka zhdukur DVR.

Lidhur me këtë rast, tashmë kanë nisur hetimet dhe janë duke u intervistuar edhe disa zyrtarë policorë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/