image Ndalohet në rrugë në Prishtinë, Policia i gjen drogë në çantë – 31-vjeçari përfundon në pranga

Siguri

Ndalohet në rrugë në Prishtinë, Policia i gjen drogë në çantë – 31-vjeçari përfundon në pranga

news image

Një kontroll rutinë i Policisë në Prishtinë ka çuar në zbulimin e një sasie të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, ndërsa një 31-vjeçar ka përfunduar nën hetim për posedim të paautorizuar të drogës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Egzon Shala, 31 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës 22:00, në rrugën “Dr. Shpejtim Robaj” në Prishtinë.

Gjatë patrullimit, zyrtarët policorë kanë ndaluar të dyshuarin për legjitimim. Gjatë kontrollit të çantës së krahut që ai mbante me vete, është gjetur një sasi prej 7.20 gramësh substancë e dyshuar narkotike, e cila, sipas testimeve fillestare, dyshohet të jetë marihuanë.

Substanca është sekuestruar si provë materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes janë njoftuar mbikëqyrësi i ndërrimit, njësia rajonale e Hetimeve për Antidrogë dhe Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Egzon Shalës është iniciuar procedurë penale për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas intervistimit sipas procedurave ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/