image Ndalohet kontrabandimi i mallrave në Mitrovicë

Siguri

Ndalohet kontrabandimi i mallrave në Mitrovicë

news image

Dogana e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e mallrave në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Mallrat janë identifikuar pasi është ndaluar një automjet transportues, i cili pas ndalimit u kontrollua dhe iu gjeten mallra të kontrabanduara.

“Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave” thuhet në njoftimin e Doganës.

Mallrat bashkë me automjetin janë sekuestruar dhe ka nisur procedura e kundërvajtjes doganore.

/GazetaSinjali/