image Ndalohet hyrja e zyrtarit serb në Kosovë, deshi të shpërndajë dhurata për Vitin e Ri

Rajon

Ndalohet hyrja e zyrtarit serb në Kosovë, deshi të shpërndajë dhurata për Vitin e Ri

news image

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se zyrtari serb, Milorad Arlov, u ndalua të hyjë sot në territorin e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Rts raporton se Arlov është ndalur në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Sipas tyre, ai u ndalua të shpërndante 1 mijë dhurata për Vitin e Ri për fëmijët nga Kosova si dhe gjashtë bursa.

Po ashtu sipas deklaratës së zyres thuhet se ndalimi i hyrjes së Arlov është shkelja më flagrante e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe masa që autoritetet e Kosovës po zbatojnë në mënyrë arbitrare pa ndonjë bazë ligjore.

Vendimet e tyre politike dhe masat e paarsyeshme tani kanë prekur banorët më të rinj të Kosovës, të cilët do të privohen nga momentet e gëzimit dhe dhuratat e festave, sepse autoritetet e Prishtinës kanë filluar të lajnë llogaritë me paketat e Vitit të Ri”, thuhet në deklaratën e autoriteteve të Serbisë.

/GazetaSinjali/