image Ndalohet 28-vjeçari në Glloboqicë, kontrabandoi mallra nga Maqedonia e Veriut

Siguri

Ndalohet 28-vjeçari në Glloboqicë, kontrabandoi mallra nga Maqedonia e Veriut

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Siç bën të ditur Policia, gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe në bagazh, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mallrave komerciale që dyshohet sa kanë hyrë nga shteti i Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

“Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë.

May be an image of outdoors

Mallrat iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës, kurse policia ka inicuar rastin si ‘kontrabandë me mallra’.

Me aktvendim të prokurorisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/