Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.
Siç bën të ditur Policia, gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe në bagazh, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mallrave komerciale që dyshohet sa kanë hyrë nga shteti i Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.
“Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mallrat iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës, kurse policia ka inicuar rastin si ‘kontrabandë me mallra’.
Me aktvendim të prokurorisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.