image Ndalohen nga KFOR-i disa kamionë të Serbisë në Mitrovicë

Siguri

Ndalohen nga KFOR-i disa kamionë të Serbisë në Mitrovicë

news image

KFOR-i ka ndaluar disa kamionë të Serbisë në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas portalit lokal “Jepi zë”, janë dëgjuar sirena policore në “Rrugën e Ulqinit”, në fshatin Kushtovë, e ku janë ndaluar edhe disa kamionë me targa serbe.

Dëshmitarët kanë treguar se ndalimin e kamionëve e ka bërë KFOR-i së bashku me Policinë e Kosovës.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e ndalesës së këtyre kamionëve. /GazetaSinjali/